Provokimi i rrallë e plot guxim i Gjergj Lucës në ditën e Pavarësisë së Kosovës: Kur ishit “të varur”, qëndronit përballë shkjaut, tani në liri bëni copë njëri-tjetrin

Me rastin e Pavarësisë, biznesmeni Gjergj Luca përmes një videoje të publikuar në rrjet ka provokuar me një pyetje të guximshme drejtuar popullit të Kosovës.

Luca u drejtohet shqiptarëve të Kosovës me pyetjen nëse janë më mirë tani që tashmë plot 18 vite festojnë pavarësinë e vendit por janë të irrituar për seancën gjyqësore që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së apo dikur që luftuan për pavarësinë përballë shkjaut.

Në reagimin e bërë, biznesmeni i kujton popullit të Kosovës që dikur ata lëviznin dhe shkolloheshin nëpër Europë dhe u pëlqente, ndërsa sot procesi gjyqëosr i zhvilluar ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shkaktuar debat dhe përplasje të ashpra mes tyre në Parlamentin e Kosovës.

Më tej ai u bën thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bëhen të gjithë bashkë e të protestojnë për lirinë e atyre që dikur luftuan shumë dhe garantuan pavarësinë e Kosovës.

Reagimi i plotë i Gjergj Lucës: Ej Kosovë gëzuar, gëzuar pavarësinë ju vëllezër, ju të një gjaku dhe një nëne, nënës Shqipëri. Tani unë do ju bëj një pyetje: A po ju hyn në punë ajo pavarësi more? Dikur pa pavarësi i rrinit përballë shkjaut e luftonit për të fitu pavarësisnë, ndërsa tani që fituat pavarësinë i rrini përballë njëri-tjetrit, bëni copë-njëri tjetrin e nuk bëheni bashkë për të luftuar për ata njerëz që luftuan për Kosovën e pavarur.

Me thënë të drejtën dua t’ju pyes kjo pavarësi sot e atë varësinë dje që lëviznit në të gjithë Europën e jeni shkolluar në të gjithë Europën, e nuk kishit mllef të madh nga Europa, nga vendet e tjera. Sot që po shikoni gjithë atë mllef të madh prej Europës atje në Hagë e prej njëri-tjetrit në Parlament. Po mirë more, a ka më vlerë ajo pavarësia që keni pasë atëherë apo kjo pavarësia sot që bëheni si qentë e bëheni copë me njëri-tjetrin? Gëzuar pavarësinë Kosovë, gëzuar pavarësinë vëllezër të një gjaku e të një nëne.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT