VIDEO: Masat ndaj Covid-19, revoltohet qytetari në Delvinë, reagimi i policisë do ju habisë

Njerëzve duket se nuk po u mbajnë më nervat.

Kjo gjë shihet edhe në videon më poshtë.

Një qytetar nga Delvina është nervozuar me policinë e cila është vigjilente këto ditë ndaj njerëzve që thyejnë rregullat e karantinimit.

Në momentin që policia e qytetit jugor ndalon një person në moshë të thyer për ta gjobitur ka ndërhyrë një person tjetër I cili me fjalor banal dhe me kërcënime ka sulmuar patrullën e policisë.

Për habi të të gjithëve, në vend që policia të kundërpërgjigjej me mjetet që I jep ligji, është zbythur edhe pse personi ka goditur me shkelma makinën e uniformave blu.

Delvina deri në këto momente nuk ka shënuar asnjë rast te infektuar me CoVid-19.

Më poshtë video:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT