Kur “grushtit të shtetit” i përgjigjemi me mimoza

Teksa dita e 2 marsit po afron, Presidenca ka publikuar sot një tjetër deklaratë për zhvillimin e manifestimit të “besëlidhjes”.

Edhe pse në ditët e para të vrazhdës së denoncimeve kundër asaj që presidenti i republikës e ka quajtir tentativë për grusht shteti, u duk sikur kundër-reagimi do të ishte i fortë mesa duket Meta është tërhequr nga ky skenar.

Tashmë ai beson se grushtin e shtetit që ai aludon prej kaq ditësh mund ta “shpartallojë” me manifestim të kulturuar dhe me mimoza. Në fakt kjo mund të konceptohet edhe si një tërheqje e Metës, referuar të paktën artikulimit të fortë të tij të ditëve më parë.

Sesa efektive dhe çfarë rezultati mund të arrijë një manifestim i tillë, do të na duhet të presim dhe të shohim zhvillimet politike të pas 2 marsit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT