Paloka e thotë troç: Brenda PD-së mezi presin për t’ia plasur njëri-tjetrin!

“Ka inate brenda përbrenda”. Kështu deklaroi deputeti i PD, Edi Paloka në emisionin “Kjo Javë” në News 24. Deputeti demokrat theksoi se zgjedhjet parlamentare të 11 Majit u manipuluan.

Një tjetër problematikë sipas Palokës ishte vota e Diasporës, pasi në këtë mënyrë i jep më shumë mundësi Edi Ramës për të manipuluar shifrat.

Përtej ulje-ngritjeve brenda Partisë Demokratike, deputeti Edi Paloka u shpreh se demokratët kanë një armik të përbashkët që është Edi Rama.

“Denoncimi i farsës elektorale është domosdoshmëri. Analiza brenda PD, mund të shkonte paralelisht, por mund të merreshin njerëzit me njëri-tjetrin.

Ndaj u vendos që mos të bëheshin paralelisht të dyja. Ka inate dhe brenda përbrenda. Ka nga ata që thonë; shyqyr që erdhi rasti që t’ia plas këtij’. 30 vite të mira, të këqija, situata pozitive dhe negative, për mua.

Se dhe unë kam pasur ulje ngritje. S’jam nga ana që them; partia e para dhe pastaj ne të vdesim. E vetmja gjë që më dëshpëron mua dhe shumicën e demokratëve është kjo; një situatë absurde që duhet t’i japim zgjidhje. Demokratëve, atyre që e duan PD dua tu them; nuk janë armiqtë demokratët, por armiku është Rama.

Nga dëshpërimi duket se gjuajmë njëri-tjetrin, por me këtë i japim kënaqësi atij tjetrit. Situata të tilla krijojnë dhe kushte jo pozitive dhe brenda një force, 12 vite në opozitë. Shumica e demokratëve mezi sigurojnë bukën e gojës. Vjen Rama dhe ka fshirë gjithë demokratët. Janë me kokrra demokratët në administratë. Ndryshimet në PD duhet të vinë normalisht. Zgjedhjet u manipuluan, u vodhën.

Nuk janë ato gabime që përcaktuan këtë rezultat (Zgjedhjet), por është Rama ai që e bëri këtë gjë. Kam qenë kundër votës së emigrantëve, pasi e dija se çfarë do të ndodhte. Ne kështu po i japim në dorë një formë drejt manipulimit, këtë gjë kam thënë. Ka shumë gjëra që duhet të rregullojmë, nuk është vetëm çështje emrash. S’do ta lë luftën!”.-tha Paloka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT