Pas zbulimit të videos nga PD, Kryeministri Rama kërkon ndjesë dhe tregon kush ia nisi videon

Kryeministri postoi një video në orën 15.00, sipas të cilës tregonte se çfarë bënte Policia me qytetarët që nuk i bindeshin masave të karantimit. Por, një orë më pas, Partia Demokratike, e cilësoi këtë një gënjeshët të madhe, teksa bëri me dije se video ishte në Algjeri dhe bënte fjalë për goditjen e protestuesve atje.

Por, së fundmi ka mbërritur edhe reagimi i kryeministrit, që tregon se kush ia dërgoi videon.

Ja postimi i plotë në facebook:

🔴 Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!

E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit dhe tani mora vesh që qenkan pamje nga Algjeria!

Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”.

Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% natyrisht!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT