Përsëritet skenari te protesta e demokratëve! Molotovë e gaz te Kuvendi, kush është i riu që po provokonte protestuesit, Flamur Noka e përze: Ik andej…

Një incident ka ndodhur përballë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë. Një i ri, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është larguar nga forcat e Policisë pasi ashtu sikurse demokratët pretendonin ai ishte duke provokuar efektivët e Policisë si dhe protestuesit.

“Ik andej, ik andej”, dëgjohet t’i thotë Flamur Noka, ndërkohë që ndërhyrja e efektivëve ishte e menjëhershme, duke e shoqëruar.

Pas këtij incidenti, protestuesit filluan të qëllojnë me molotovë drejt Kuvendit, ndërkohë që efektivët iu kundërpërgjigjën me ujë dhe gaz me qëllim shpërndarjen e protestuesve. I njëjti skenar ky si dhe në tre protestat e kaluara.

Përpos protestuesve, edhe Sali Berisha ka vendosur maskën dhe syzet duke treguar kështu që qëndresa e tij do të vijojë së bashku me demokratët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT