“PD ka një zinxhir gabimesh”, Fevziu kritikon opozitën: Berisha duhet të qëndrojë kryetar nderi i partisë, të zgjedhë një kandidat për kryeministër

Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për situatën brenda opozitës dhe të ardhmen e PD-së.

Ai u shpreh se Sali Berisha nuk duhet të kandidojë më për kryetar të PD-së, por të mbajë një rol tjetër brenda partisë. Sipas tij, opozita duhet të ndërmarrë disa hapa konkretë.

“Opozita duhet të bëjë përpjekje për të risktrukturuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët. E dyta opozita duhet të konsolidojë marrëdhëniet me drejtësinë dhe SPAK. I mirë apo i keq duhet t’i qëndrosh kësaj ideje. E treta duhet të ketë hapa konkretë. E katërta sa është bindëse opozita në publik,” u shpreh Fevziu.

I pyetur nëse Berisha përbën pengesë për PD dhe opozitën, Fevziu u shpreh se përgjegjësia më e madhe bie mbi të, duke i përmendur një “zinxhir gabimesh” nga ana e PD-së.

“Përgjegjësia i shkon Berishës. PD ka një zinxhir gabimesh. Grupi parlamentar i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare. Një largim i menjëhershëm i Berishës nuk zgjidh asgjë. Duhet të qëndrojë kryetar nderi i partisë. Berisha duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër”, shtoj më tej ai.

Ndërsa sa i përket për nismën e Ermal Hasimes dhe grupit të tij për të bashkuar opozitën, Fevziu u tregua skeptik, duke e konsideruar atë si një zhvillim pozitiv.

“Nismën  e Hasimes e shoh si pozitive. Hasimja thotë se kështu si është opozita nuk i bën gjë Ramës. Ajo që kuptova unë që nuk janë të përgatitur, se e shohin si gjë personale. E majta italiane nuk e mundte dot Berluskonin, por zgjidhnin Romano Prodin që dilte përballë Berluskonit që ishte në kulmin e fuqisë së tij,” tha Fevziu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT