Pas 12 vitesh, rikthimi i Eva Dumanit: Momenti i ndjerë me nënën prek zemrat e qytetarëve

Eva Dumani është rikthyer në Shqipëri pas 12 vitesh, pasi në moshën 9-vjeçare u rrëmbye së bashku më vëllain e saj nga babai dhe u dërgua në Siri.
Pas 12 vitesh larg vendit të saj, ajo më në fund është ribashkuar me të ëmën dhe vëllain, i cili u rikthye vite më parë, takimi mes tyre ka qenë tepër prekës i mbushur plotë me lot gëzimi.
Videoja e momentit të takimit të saj me nënën është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e shumë qytetarëve.
Mes komenteve të shumta, një prej ndjekësve ka shprehur mirënjohje dhe respekt për dajën e Evës, i cili nuk hoqi dorë asnjëherë nga përpjekjet për ta rikthyer mbesën në shtëpi dhe për t’i gëzuar shpirtin motrës së tij.
“Respekt për dajën që s’hoqi dorë nga mbesa e vet. Që ia gëzoi shpirtin asaj motre. Rrallë njerëz mund ta bëjnë. Iu deshën 12 vite sakrificë, të pamundurën e bëri të mundur,” shkruan komentuesi.
Nga ana tjetër, një komentues tjetër ka reaguar ashpër ndaj atyre që kanë bërë komente negative për vajzën. Ai është shprehur se vuajtjet dhe përjetimet e rënda që ajo ka kaluar që prej moshës 9-vjeçare asnjëri prej nesh nuk i ka jetuar, ndaj nuk duhet paragjykuar.