Ambasadoret e Malit të Zi dhe Serbisë, vendet që janë jashtë marrëveshjes Kroaci-Shqipëri-Kosovë, takohen me krushkun e Donald Trump (FOTO)

Dy ambasadoret e Malit të Zi dhe Serbisë kanë zhvilluar së fundmi një takim me homologun e tyre, të dërguarin e SHBA në Francë, Charles Kushner.
Në takimin e zhvilluar mes tyre mësohet se u diskutuan perspektivat e vendeve për mbrojtjen dhe prosperitetin ekonomik në Ballkan.
Takimi me dy ambasadoret u zbulua pas postimit të bërë në rrjet nga vetë ambasadori i SHBA në Francë, Charles Kushner.
Serbia dhe Mali i Zi janë dy vende të cilat nuk janë pjesë e marrëveshjes ushtarake të bërë mes Kroacisë, Shqipërisë e Kosovës, e takimi i të dërguarit të Trump me përfaqësues të këtyre shteteve ka bërë xhiron e rrjetit.
Charles Kushner është një zhvillues amerikan i pasurive të paluajtshme , diplomat dhe avokat i përjashtuar i cili prej 2015 shërben si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Francë dhe Monako .
Sakaq, djali i tij i madh, Jared , është bashkëshorti i Ivanka Trump , vajzës së presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë administratës së parë presidenciale të së cilës ai shërbeu si këshilltar i lartë nga viti 2017 deri në vitin 2021.