Udhëzimi i Tatimeve/ 4 formularët për të përfituar nga shtyrja e pagesave të qirave

Drejtoria e Tatimeve ka bërë ditën e shtunë  dha hollësitë e përfitimit lidhur me shtyrjen në pagesën e qirave, ku përfitues janë tri kategori, qytetarësh dhe subjektesh.

Në zbatim të Aktit Normativ të datës 2 prill, theksohet nga Tatimet, se përfitues janë:  Qiramarrësit individë të cilëve i është pezulluar/zgjidhur kontrata e punës si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 dhe kanë kontratë qiraje ose çdo dokument tjetër që vërteton marredhënien kontraktore qiradhënës – qiramarrës; Qiramarrësit studentë të cilët kanë një kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës– qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe treta persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19.

Drejtoria e Tatimeve gjithashtu  thekson se gjithashtu se me qëllim të përfitimit të lehtësive të parashikuara në Aktin Normativ dhe për vendimmarrje të mëtejshme të Këshillit të Ministrave, gjatë aplikimit duhet të procedojnë si më poshtë: Individët qiramarrës dhe studentët qiramarrës, duhet të aplikojnë në adresën e email [email protected], sipas Formularit Nr. 1 në rastet kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Individ ose sipas Formularit Nr. 2 kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Tatimpagues. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës së qirasë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktuale.

Personat fizikë/juridikë të regjistruar, duhet të aplikojnë në llogarinë e tyre në e-filing, tek menuja ‘’Çështjet e mia’’, duke ngarkuar Formularin e aplikimit Nr. 3, kur marrëdhënia midis palëve është Tatimpagues me Tatimpagues, ose sipas Formularin Nr. 4 kur marrëdhënia është Tatimpagues me Individ. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës noteriale të qirasë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjithashtu jep edhe adresë për të paraqitur ankesën që kanë në një adresë të posaçme.  Për formularin klikoni KËTU

Back to top button
LAJMET E FUNDIT