Nga “krahu i djathtë” i Khameneit, tek Shefi i Ushtrisë, mediat izraelite: Ja kush janë tre zyrtarët e lartë të Iranit që u vranë sot

Ditën e sotme, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump i shpalli luftë Iranit, ushtria e Izraelit goditi me sulme ushtarake shtetin e Lindjes së Mesme.
Mediat izraelite shkruajnë se objektivat kryesore të sulmeve ndaj Iranit, ishin lideri suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe zyrtarët e lartë iranianë si dhe depot e materialeve bërthamore të Iranit.
Një nga zyrtarët më të lartë iranian që u vra sipas mediave izraelite, ishte Ali Shamkhani, i cili ishte këshilltar i Khameneit dhe përgjegjës për programin bërthamor.
Po ashtu sipas tyre, viktimë e operacionit të sotëm ushtarak ishte edhe edhe Shefi i Ushtrisë së Iranit, Amir Khatami, por ende nuk ka një konfirmim për eliminimin e tij.
Gjithashtu bëhet me dije se u vra kreu i gjyqësorit të Iranit Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, i cili është përballur me kritika ndërkombëtare për dënimet e ashpra të dhëna gjatë shtypjes së protestave të janarit.