Kosova bashkon Shaqirin dhe Xhakën me Canën

Kapiteni i kombëtares së futbollit për Shqipërinë, Lorik Cana dhe lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Velon Behrami janë mes lojtarëve që mbështesin fushatën për të drejtën e Kosovës, për të luajtur ndeshje ndërkombëtare.

Lojtarët kanë nënshkruar një deklaratë që i është dërguar presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, si pjesë e kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës, për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare.

“Ne mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të padiskutueshme të drejtën e lojtarëve dhe klubeve nga Kosova për të luajtur miqësore ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë, raporton Reuters.

“Kosova një shtet i njohur nga 91 vende në gjashtë kontinente… dhe që është pranuar në organizatat ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore… nuk mund të krahasohet me territore të tjera në Evropë ato gjëkundi, që gjithashtu pretendojnë të luajnë ndeshje ndërkombëtare në futboll”.

Kërkesa e FFK-së mbështetet tek principet e statutit të FIFA-s që konsiston në drejtësi, respekt, që nuk diskriminon dhe që refuzon ndërhyrjet politike.

Përveç Shaqirti, Xhakës, Canës dhe Behramit, deklarata është nënshkruar edhe nga pesë lojtarë të tjerë ndërkombëtarë shqiptarë, ku bën pjesë edhe lojtarja e kombëtares gjermane për femra, Fatmire Bajramaj.

Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 por ajo ende nuk është bërë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në maj, FIFA parimisht lejoi anëtaret e saj të luajnë ndeshje miqësore me ekipin e Kosovës por do të vendosë në takimin e të enjtes për instrumentet.

Për këtë ka protestuar federata e Serbisë, e cila thotë se vendimi është në kundërshtim me principet e FIFA-s, ku sipas saj thuhet se vetëm anëtaret e OKB-së mund të jenë pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT