Në pritje të gjyqtarëve, PLAS keq mes të pandehurit Asllan Plaku dhe prokurorit Dibra: Më ke futur në burg pa prova, jam i sëmurë

Pa nisur gjykimi për çështjen“Plumbi i Artë”, mësohet se në sallën e gjyqit ku ndodhen avokatët, prokurorët e të pandehurit, ka patur një përplasje.
Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se i pandehuri Asllan Plaku ka shpërthyer me akuza ndaj prokurorit të çështjes, Behar Dibra.
Plaku pretendon se është i sëmurë dhe ai ka përfunduar në burg pa pasur asnjë provë ndaj tij.
“Behar Dibra, më ke futur në burg pa prova. Jam i sëmurë dhe jam këtu nga hetimi yt i dobët, s’më ka futur në burg Nuredin Dumani, se ai nuk ka rrëfyer asgjë, por ti“ deklaroi Plaku.
Burimet bëjnë me dije se përplasja ndodhi në sallën e GJKKO përpara fillimit të seancës, e cila mësohet se nuk kishte nisur ende pasi trupa gjykues ndodhet në një çështje tjetër gjyqësore. Ndërsa mësohet se avokatët, prokurorët dhe të pandehurit ndodhen në sallë në pritje të nisjes së seancës.
Kujtojmë se në lidhje me këtë dosje priten të gjykohen një sërë akzuahs që rëndëojnë mbi Adria Uzuni, Agron Qoli, Altin Doci, Asllan Plaku, Besian Xhixha, Enver Diva, Erion Alibej, Fatos Gosa, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Petrit Qoli, Skerdi Tasi dhe Xhuljan Hoxha.
Në mesin e tyre, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë bashkëpunaur me drejtësinë dhe kanë dësdhmuar duke hedhur dritë mbi shumë vepritmari kriminale.
Nga ana tjetër kujtojmë se i burgosuri Altin Ndoci arriti të arratisej nga spitali i Durrësit, ku po merrte kurim.
Si arriti të zhdukej Altin Ndoci në mes të ditës nga spitali i Durrësit:
Sipas dosjes hetimore, Ndoci ishte dërguar në spital për vizitë dhe po priste një rikontroll brenda së njëjtës ditë. Gjatë qëndrimit në ambientet e spitalit, ai ka shfaqur ankesa për dhimbje në veshka dhe ka kërkuar të shkojë disa herë në tualet, konkretisht katër herë.
Në momentin kur punonjësit e policisë i kanë hapur derën me zgarë hekuri për ta shoqëruar drejt tualetit, i paraburgosuri ka goditur me grusht në kraharor një nga efektivët e policisë. Si pasojë e goditjes, polici Fatjon Baçi ka rënë mbi kolegun tjetër, Sali Ferrollari dhe të dy kanë përfunduar në tokë.
Duke përfituar nga situata, Altin Ndoci është larguar me vrap nëpër korridorin e spitalit. Efektivët janë ngritur dhe kanë nisur ndjekjen, por gjatë përpjekjes për ta kapur, njëri prej tyre ka rrëshqitur në shkallë. Pavarësisht kësaj, ata nuk janë ndalur dhe e kanë ndjekur Nocin deri në dalje të spitalit të Durrësit.
Në momentin që i arratisuri ka dalë nga dera kryesore e spitalit, një nga punonjësit e policisë, konkretisht Fatjon Baçi ka qëlluar një herë në tokë me armën e shërbimit, me qëllim ndalimin dhe frikësimin e tij. Megjithatë, Ndoci nuk ka kthyer kokën pas dhe ka vazhduar të vrapojë.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet më tej se efektivët kanë dalë deri në rrugën kryesore, ku banorët e zonës i kanë informuar se i arratisur ishte larguar në drejtim të kodrës, duke u larguar më tej me një automjet të zi.
Pas ngjarjes, njëri prej punonjësve ka tentuar të kontaktojë numrin e emergjencës 129, por pa marrë përgjigje, ndërsa kolegu i tij ka njoftuar Sektorin e Informacionit pranë IEVP Durrës.
Altin Ndoci, i cili njihet dhe si anëtari i Çopjave u arratis më 13 janar. Ai arriti t’u “shpëtonte” efektivëve të cilët e kishin shoqëruar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore. Lidhur me këtë ngjarje foli dhe babai i tij, Nikoll Ndoci, i cili i bëri thirrje të birit që të dorëzohej.