Në mesin e liderëve botërorë, Rama vë fokusin te gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Valë TRONDITËSE, Thaçi u prangos pasi u nis për te Trumpi

Në fjalën e tij në tryezë me liderët botërorë, kryeministri Rama solli në vëmendje dhe vendimin e marrë ndaj ish-presidenit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Duke qenë se pak para presidenti ameirkan përmendi marrëdhënien e mirë që Kosova mban aktualisht me Serbinë, kryeministri Rama theksoi se është marrë një vendim i padrejtë ndaj Thaçit, duke e lënë atë në paraburgim prej 6 vitesh.
Rama theksoi se presidenti i Kosovës asokohe u ndalua në mënyrë brutale në udhëtimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë ku do të takohej me Trump.
Duke shtuar se ndaj tij u bë padrejtësi, kryeministri nënvizoi se Prokuroria e Hagës i dha vendit një valë tronditëse me kërkesën e saj për të burgosur me 180 vite ish-krerët e UÇK-së.
Fjala e Edi Ramës: Ne ju përgëzojmë në rolin vendimtar për ti dhënë fund konfliktit në Gazë dhe Shqipëria është bërë pjesë nëpërmjet truapave tanë. Faciliteti publik për fëmijët palestinezë e bota do të ndihmojë për këtë sepse ata janë më të pafajshmit. Jo vetëm duke vendosur paratë por dhe duke sjellë arkitetktët tanë në këtë që bota të shndërrojë plagët në shenja shprese dhe e ardhmja të ndërtohet.
Më lejoni ta vendos vëmendjen te konflikti i Kosvës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale në udhëtimin drejt shtëpisë së bardhë për të firmousr marrëveshjen me Trump. Sot presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim para vendimit në një gjyq special në Hagë, disa prezentë këtu mund të jeni në dijeni. Vetëm një javë përpara prokuroria kërkoi një valë tronditëse turpërues, vetëm pak muaj qëndroi mes një burri.
Një vendim tronditës në një gjykatë që ka humbur në cdo hap të mbajë standadet europiane. Ju falenderoj për ftesën e Shqipërisë në Bordin e Paqes.