Qeveria Kurti: Asnjë fjalë pas deklaratave të Trump për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Kosova

Donald Trump Junior, djali i Presidentit amerikan, Donald Trump, qe i fundit i cili e përkrahi deklaratën e senatorit Republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në Kosovë, duke thënë se është koha që 650 trupat amerikane në Kosovë të kthehen në shtëpitë e tyre
Deklarata e senatorit Perdue ngjalli reagimeve të shumta, përveç Qeverisë së Kosovës dhe kryeministri i saj Albin Kurti, i cili nuk reagoi, poashtu asnjë nga stafi i tij, ministrat dhe zyrtarët nga LDK nuk kanë zgjedhur të flasin në lidhje me këtë.
Pra, për këtë debat i cili mund të jetë i rrezikshëm për Kosovën, anëtarët e koalicionit qeverisës kanë zgjedhur të mos reagojnë, edhe pas kërkesës urgjente të Presidentit Thaçi, i cili kërkoi nga Qeveria që të marrin vendime në lidhje me kërkesat zyrtare të SHBA’ve, duke thënë se mjaft është cenuar lidhjen tonë speciale me Shtetet e Bashkuara dhe se konfrontimi me SHBA’në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë e Kosovës.
Pas deklaratës nga Perdue, reagimet nisën nga Emisari i Posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e më pas edhe Këshilltarit të të Parit të SHBA’së për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, të cilët e përkrahën një qëndrim të tillë, ende nuk është parë të ketë reaguar ndonjë nga partia e cila e kryeson pozitën, Lëvizja Vetëvendosje.
Madje, për këtë deklaratë të senatorit Perdue, ka reaguar edhe lideri i opozitës, njëherësh kryetar i PDK’së, Kadri Veseli, i cili tha se kjo deklaratë është më shumë se serioze, duke shtuar se Qeveria Kurti ka nxitur debatin më të dëmshëm të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.
Qeveria Kurti po vë në dyshim rolin e SHBA’ve në Kosovë, duke vazhduar të mos e heqë tarifën 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake, për të cilën SHBA ka kërkuar që të hiqet plotësisht, edhe pse është paralajmëruar pezullimi i përkohshëm i saj