Me këmbë të çara e plagë në trup, dy banorët e lënduar nga protesta në Rrjoll RRËFEJNË tensionet me policinë: Na përplasën në majë të gurëve

Dy protestuesit të cilët mbetën të lënduar gjatë përplasjeve me policinë në protestën e sotme në Baks-Rrjoll të Velipojës kanë dhënë versionin e tyre për dhunën e ushtruar nga efektivët që u shkaktoi atyre plagë në trup.

Në një proncim për ShkodraSot, të dy qytetarët janë shprehur se sapo kanë mbërritur në tokat e tyre ata janë përplasur me efektivët e polciisë.

Të dy protetsuesit në dëshminë e tyre kanë theksuar se policia ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre duke iu shkaktuar plagë të mëdha në trup.

“Më kanë dëmtuar në këmbë, edhe në qafë sepse më kanë tërhequr zvarrë” është shprehur njëri prej protestuesve, i cili theksoi se ditëne djeshme djali i tij është goditur me grushte nga policia.

Ndërsa personi i cili sot u shfaq me këmbë të çarë, në dëshminë e tij është shprehur se dy policë janë konfrontuar fizikisht me të. Ai shtoi se njëri prej tyre e mori dhe e përplasi at në majë të gurëve, ku për rrjedhojë protestuesi mori plagë në këmbë e shpinë.

“Pastaj më kapi njëri e më gjuajti në majë të gurëve, e jam dërrmuar në këmbë e shpinë, në gjoks. Nuk na kanë lënë gjë pa bërë. Më kanë gjuajtur dy veta” u shpreh banori i Baks-Rrjollës që u shfaq sot me këmbë të gjakosur.

Dëshmitë e plota të dy protestuesve:

Protestuesi i parë i lënduar: Ka qenë policia në gardh, e në mënyrë absolute nuk na lejuan të shkelnim aty. Na kanë gjuajtur me gurë e na kanë trajtuar në mënyrën më makabër që ekziston. Më kanë dëmtuar në këmbë, edhe në qafë sepse më kanë tërhequr zvarrë. Edhe dje djalin tim e kanë goditur me grushte. Sot e shikoni vetë gjendjen. Por ne nuk do të kthehemi prapa në asnjë moment.

Protestuesi i dytë që mori plagë në këmbë: Ne shkuam aty sipër tokave tona, sa dolëm aty lart erdhi policia duke na ofenduar e duke na shtyrë. Pastaj më kapi njëri e më gjuajti në majë të gurëve, e jam dërrmuar në këmbë, shpinë e në gjoks. Nuk na kanë lënë gjë pa bërë. Më kanë gjuajtur dy veta. Unë sa kam dëgjuar, nuk di gjë se isha në një gjendje si tip kome. Por mesa di unë dy veta më kanë goditur. Mos të na lejojnë për të hyrë në tokën tonë, vetëm këtu ndodh kjo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT