Thaçi po e shet Kosovën në mënyrë të trefishtë
Kryeministrit Hashim Thaçi, për një udhëheqje të dobët të shtetit siç e
quan Kurti. Ai ka theksuar se Kryeministri Hashim Thaçi, është duke e
shitur Kosovën në mënyrë të trefishtë. Kurti ka theksuar edhe njëherë se
negociatat me Serbinë për veriun, nuk do të duhen të ndodhin. Ndryshe
Kurti ka theksuar se në vend të negociatave, Kosova do të duhej të
ndërmerrte hapa të njëpasnjëshëm, në kuadër të një strategjie
gjithëpërfshirëse, për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit
territorial.
Ndërkaq, duke folur për atë se a ka krizë politike në vend, Kurti është
shprehur, në një intervistë për Kosova Info se Hashim Thaçi dhe Qeveria e
tij janë emri dhe shkaktari i krizës në Kosovë, sepse, siç tha ai aq
shumë dëme i ka shkaktuar vendit ky njeri, sa tashmë e ka të pamundur të
mos bëj dëme prapë.
vendit është një problem i cili duhet negociuar me Serbinë, ky është
hapi i parë i heqjes dorë nga sovraniteti i plotë. Kosova në vend se të
hyjë në negociata me Serbinë për veriun, do të duhej të ndërmerrte hapa
të njëpasnjëshëm, në kuadër të një strategjie gjithëpërfshirëse, për
shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.
Cila është strategjia e Vetëvendosjes për kundërshtimin e këtij dialogu?
bëjmë të pamundurën për ta ndaluar krejtësisht. Për një gjë të tillë do
të përdorim mjete e metoda të ndryshme, nga kundërshtimi i dialogut në
Kuvend, aksionet e ndryshme politike, protestat me qytetarët gjithnjë e
më të pakënaqur, e deri te mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Thaçi. Një
gjë është e sigurt: për t’i ndaluar këto procese të dëmshme që mund të
sjellin pasoja historike për vendin, duhet ndalur qeverisja aktuale.
masiv që po i bëhet Kosovës, qoftë në aspektin territorial, qoftë në
aspektin e resurseve dhe ndërmarrjeve me rëndësi strategjike që po
shiten lirë e shpejt, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë e të koordinohemi
me të gjithë njerëzit që kanë vullnet të mirë, qoftë nga opozita,
shoqëria civile, por edhe me qytetarët drejtpërdrejt. Ne tashmë kemi
filluar diçka të tillë. U kemi dërguar letra udhëheqësve të partive
politike që janë në opozitë dhe kemi kërkuar nga ta që të kemi një takim
të përbashkët ku do të bisedonim lirë e hapur se si mund t’i
koordinojmë veprimet për të mbrojtur interesin e përgjithshëm.
konstante. Hashim Thaçi dhe Qeveria e tij janë emri dhe shkaktari i
kësaj krize. Aq shumë dëme i ka shkaktuar vendit ky njeri, sa tashmë e
ka të pamundur të mos bëj dëme prapë. Problemi është bërë gjendje
problematike. Ky njeri i korruptuar e i shantazhuar ka hyrë në rrugë të
gabuar ku e ka futur mandej edhe Kosovën.
A pritet në vjeshtë votëbesimi ndaj qeverisë Thaçi dhe a do të jetë Vetëvendosje pjesë e ndonjë riformatimi të qeverisë?
votëbesimin e kësaj Qeverie. Siç e dini, një gjë të tillë e patëm
filluar në kohën e marrëveshjeve që bëheshin me Serbinë, gjegjësisht kur
u lidh marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve, me ç’rast
Qeveria u pajtua që kufijtë e Kosovës të quhen kufij administrativ. Prej
asaj kohe e deri sot vetëm sa janë shtuar arsyet për ta bërë një gjë të
tillë. Ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie që program politik ka
negociatat me Serbinë dhe shitjen e pasurive tona nacionale.
reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës e jo paragjykimet e të
tjerëve ndaj nesh. Multietniciteti është paragjykues dhe ndarës qysh nga
përmbajtja e këtij nocioni. Ai na sheh neve të gjithëve që jetojmë në
Kosovë si bashkësi etnike e jo si kombe. Duke na parë si etni
ndërkombëtarët e vendosin veten e tyre në pozicionin superior prej nga
edhe e legjitimojnë sundimin e tyre këtu. Duke na parë kështu, pra si
etni që s’e durojnë dot njëra-tjetrën, edhe problemi i Kosovës definohet
si problem i mungesës së tolerancës e jo si problem i aspiratave
hegjemoniste të shtetit serb kundër një populli të shtypur. Ne nuk e
duam Kosovën aktuale, pikërisht se e duam shumë Kosovën e të ardhmes.
Flamuri i Kosovës përveçse mohon historinë tonë dhe synimet tona, ai
është edhe jodemokratik: nuk pati referendum për të dhe as debat në
Kuvend meqë deputetët e panë flamurin vetëm në momentin kur e votuan atë
me aklamacion. Seanca kur u shpall pavarësia u shfrytëzua për ta
kontrabanduar shpejt e shpejt këtë flamur.
në çdo moment. Lëvizja VETËVENDOSJE! është e hapur për bashkëpunim me
subjekte e organizata të ndryshme, duke i vendosur përpara kalkulimeve
të pushtetit parimet që mund të na ndajnë a bashkojnë. Këto parime
përfshijnë dy gjëra kryesore: programin politik dhe besimin reciprok.
veprimtarisë së ShIK-ut dhe pse kërkohet një hetim parlamentar kur këtë
organizatë nuk e ka formuar Kuvendi. A legjitimohet ShIK-u me hetim nga
Kuvendi kur kihen parasysh numrat në kuvend?
jemi këmbëngulës në këtë çështje. Deri më tash janë mbledhur 27
nënshkrime, e për të filluar nga puna një Komision i tillë duhen 40
sosh. Komisioni ad hoc për hetim parlamentar lidhur me hetimin e kësaj
organizate nuk ka si ta legjitimoj ShIK-un, por ajo do të mund t’i
ndihmonte jashtëzakonisht shumë drejtësisë. Për gjashtë muaj rresht do
të zhvilloheshin hetime si p.sh. studimi i dokumenteve dhe materialeve
të ndryshme, dëgjime dhe intervistime hetuese të njerëzve të ndryshëm
para Komisionit etj.
lidhur me këtë çështje është formal dhe i pasaktë. Trajtimi i problemit
të ShIK-ut është jashtëzakonisht me rëndësi për qytetarët. Ka aq shumë
indikacione që ShIK-u është i përfshirë në korrupsion e në krime të
ndryshme në Kosovën e pasluftës ndërkohë që shumë më tepër është marrë
me kundërshtarët politikë të PDK-së sesa me strukturat armiqësore të
Serbisë. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë që Kuvendi ta marrë rolin që u
takon gjykatave sepse e dimë që diçka e tillë nuk i takon Kuvendit. Por,
Kuvendi mund t’i ndihmojë sistemit gjyqësor përmes kësaj iniciative.
Florin Krasniqi që është edhe deputeti nismëtar i kësaj çështjeje ka
treguar se ka shumë raste në botë, e posaçërisht në ShBA, që organet
legjislative kanë bërë diçka të tillë, kur çështja në fjalë është
llogaritur si interes i përgjithshëm. Komisionet hetimore në Senatin e
Kongresin e ShBA-ve kanë ndihmuar shumë prokuroritë atje dhe kjo nuk
është konsideruar aspak e padrejtë. Përkundrazi.
mandatin e presidentes Jahjaga. Cili është mendimi juaj për këtë si dhe
për marrëveshjen që qe arritur vjet?
Kurti : Së pari do të doja ta sqaroj qëndrimin e
Lëvizjes VETËVENDOSJE! rreth marrëveshjes. Marrëveshja Thaçi – Pacolli –
Mustafa ka qenë një marrëveshje e papranueshme për neve, një
marrëveshje jashtëinstitucionale dhe mbikushtetuese, një marrëveshje e
dëmshme për vendin, qoftë shikuar nga mënyra se si është arritur, por
edhe për nga pasojat që ka prodhuar. Ajo marrëveshje është arritur nëpër
zyrat e huaja në mënyrë tërësisht jotransparente, ka sjellë një
presidente që as për së afërmi nuk mund t’i përmbushë detyrat që i
ngarkohen me Kushtetutë, por mbi të gjitha, kjo marrëveshje ia ka
zgjatur jetën koalicionit aktual qeverisës. E njëjta gjë vlen edhe sot.
Nëse në momentin që ishte lidhur marrëveshja qëllimi ishte vazhdimi i
kësaj qeverisjeje dhe kësaj Qeverie, edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese
sot, është brenda këtij funksioni, pra vazhdim i pushtetit të Hashim
Thaçit i cili po e jep Kosovën në mënyrë të trefishtë: si territor që e
fut në pazar me Serbinë, si pasuri publike që e fal, dhe si buxhet të
shtetit që e keqpërdor
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.