Kosova “fle” mbi minerale!
Instituti Gjeologjik i Serbisë raporton për pasuri të mëdha nëntokësore të Kosovës. Sipas këtij instituti, Kosova posedon 12 miliardë tonë rezervat të thëngjillit
Republika e Kosovës është jashtëzakonisht e pasur me rezerva të plumbit, zinkut dhe të argjendit, ndërsa vetëm rezervat e thëngjillit që janë në sipërfaqe arrijnë në 12 miliardë tonë. Kështu raporton Instituti Gjeologjik i Serbisë, i cili Kosovën e cilëson si rajonin më të pasur në Ballkan.Hulumtimet disavjeçare të këtij Instituti treguar se Kosova është jashtëzakonisht e pasur me minerare. Rezervat e plumbit, zinkut dhe të argjendit vlerësohen në 34 milionë tonë, me rezerva potenciale edhe për 22 milionë tonë të tjera.Predrag Mijatoviq nga Instituti Gjeologjik i Serbisë ka thënë se baza e minierave është plumbi, zinku dhe argjendi, por janë të njohura edhe vende me shtresa të mëdha të niklit, boksitit, manganit, ndërsa të jometalet ka vende me shtresa të mëdha të magnezitit, glinës dhe dunitit.Ai ka shtuar, se rezerva të mëdha të thëngjillit dhe të lignitit ka në rajonin e Dukagjinit, ndërsa më pak në rajonin e Drenicës, citon “Zëri”.“Vlera e rezervave minerare, të cilat ndodhen në Kosovë është shumë e madhe, duke pasur parasysh jo vetëm çmimet në tregun ndërkombëtar të plumbit, zinkut, e gjithashtu edhe të argjendtit dhe të arit. Një pasuri tjetër e vlefshme në Kosovë janë shtresat e mëdha të thëngjillit”, thotë ai.Vlerësimet, sipas Mijatoviq, janë të ndryshme. “Ne nuk kemi të dhëna të sakta, por vlerësimet janë se aty ka prej 8 deri në 12 miliardë tonë lignit”, ka thënë Mijatoviq./ZgjohuShqiptar.info