“Liria erdhi me gjak e sakrificë” Flet mes lotësh e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës ë Kosovës: Ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen, mbrojtën popullin e vet

Ka nisur marshimi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Gjatë tubimit, ka marrë fjalën një zonjë e cila gjatë luftës së Kosovës ia ka mbijetuar dhunës seksuale. Vasfije Krasniqi Goodman, është ngjitur në podiumin e protestës në Prishtinë shumë e emocionuar.

Teksa tha se kjo është pjesëmarrja e saj e parë në një tubim të tillë e njëkohësisht një “ndjenjë e jashtëzakonshme që vetë bijat e Adem Jasharit sot mbrojnë Kosovën”.

Ajo e përlotur është shprehur se do që zëri i saj dhe i viktimave të tjera që kanë patur të njëjtin fat me të të dëgjohet, teksa po ashtu bëri thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Sot kjo ditë e shenjtë për popullin tonë, 18-vjetori i Pavarësisë, është një ditë krenarie për të gjithë ne dhe një përkujtim për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë. Ajo nuk erdhi vetvetiu, ajo u flijua në gjak, sakrificë që qëndron në shekuj. Kam nderin që të flas si e dërguar speciale nga presidentja Vjosa Osmani si e mbijetuar seksuale që zëri i viktimave po dëgjohet anembanë botës. Ne flasim për drejtësi dhe krimet që kreu Serbia në Kosovë. Ne jemi të gjithë këtu për t’i liruar nga Haga sepse popullin shqiptar e bashkon cenimi i lirisë dhe padrejtësia. Faleminderit që i shërbyet atdheut kur kishte nevojë më së shumti! Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi… Ata duhet të lirohen! Ata mbrojtën popullin e vet!”, tha Krasniqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT