Lajm i fundit/ Milaim Zeka arrestohet nga policia për mashtrim dhe ikje nga tatimi

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin  ndalimin e deputetit të Nismës, Milaim Zeka.

Ndalimi i  tij është bërë lidhur me dyshimin për mashtrim me viza, me ç’rast është intervistuar nga Policia e Kosovës.

“Mund të ju konfirmojë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z lidhur me veprën që ndërlidhet me “Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do ti ndërmarr në konsultim dhe koordinim me prokurorinë”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Telegrafi/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT