Kush janë tre OFICERËT e Komisariatit numër 5 të Tiranës që u kapen “shah mat” duke transportuar 1 milion euro drejt Kosovës

1 milion euro janë gjetur të fshehura brenda një furgoni, gjatë një kontrolli të ushtruar nga zyrtarët e Doganës dhe policët kufitarë në Merdarë.
Sipas medias Kallxo.com mësohet se personat e dyshuar të implikuar në fshehjen e këtyre 1 milion eurove janë shtetaasit: Ahmet Kaziu, për të cilin thuhet se është polic në radhët e Policisë së Shtetit, konkretisht në Komisariatin numër 5 në Tiranë, së bashku me Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj.
Tre oficerët e lartpërmendur mësohet se u ndaluan për një kontroll nga Dogana e Kosovës, të cilët përmes pajisjeve dixhitale me rreze X pikasën një shifër të konsiderueshme parash të fshehura brenda furgonit me të cilin ata udhëtonin.
Ndërsa mësohet se shuma e parave u gjet në një hapësirë të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e automjetit të tyre.
Në lidhje me këtë ngjarje, Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 24.02.2026, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, zyrtarët e Doganës së Kosovës ndaluan një makinë për kontrolle të detajuara.
“Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet e ngritura nga skaneri janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit” thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.