VIDEO: Rama si Borchardt, u ngre gishtin e mesit protestuesve

Mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e organizuar  në sheshin “Skënderbej”, ku u ndezën dritat e festave të fundvitit kryeministri Edi Rama i pranishëm atje mes dhjetëra fëmijëve ka bërë një reagim të tepruar kundër disa të rinjve që po thërrisnin në kor fjalët ‘’turp, turp” ndaj tij, duke u treguar gishtin e mesit.

Kamera e ERTV-së është kujdesur që në këto momente të ketë një plan të largët të Ramës, e megjithatë gishti i tij që ngrihet lart është fiksuar.

Rama është përpjekur që ta kalojë situatën duke thënë se personat që dëgjoheshin në sfond morën atë që meritonin.

Mbyllini ato çadrat se nuk jeni dhe sheqer që të shkriheni, shumë të ëmbël jeni, po sheqer nuk jeni. Ja urdhëro, gratë mbyllin çadrat burrat jo, Gjithsesi…. Për të mos prishur syrin e keq, kemi dhe tre katër harrjupelë këtu…”, tha Rama.

Të njëjtin gjest ka bërë pak muaj më parë edhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchard ndaj protestuesve të Astirit.

Ka pasuar me një ndjesë publike nga vetë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT