PS i përgjigjet Metës: Histori idioteske me grushte shteti, ke hall personal

PS iu është përgjigjur akuzave dhe kërcënimeve të Ilir Metës, për “grusht shteti, e shpërndarje parlamenti”. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së reagoi ndaj thirrjes së presidentit Ilir Meta për të protestuar më 2 mars, ndërsa theksoi se presidenti ka halle personale.
“Ka individë që harrojën se halli personal nuk mund të mbivendoset mbi aspiratat e integrimit europian prandja dua t’ju them shumë qartë e do tju kërkoja mirëkuptimi tuaj mos harxhoni më kot me transmetime pa fund të historive idioteske grushte e mos grushte shteti. Duhet të jemi në një moment ku vëmendja e shqiptarëve të jetë tek procesi i rindërtimit”
Më tej, Balla tha se Presidenti është kthyer në një prej aktorëve të lidershipit të opozitës dhe e ka shndërruar Presidencën në një prej selive të opozitës në vend.
“Presidenti aktual i Republikës është një prej aktorëve të lidershipit të opozitës. Askush nuk e mohon në Shqipëri që Ilir Meta ka kohë që e ka shndërruar Presidencën në një prej selive të opozitës në vend. Për këtë, opozita ka lidershipin e saj, madje Meta mund të marrë pjesë lirisht në tryezat që Basha organizon me opozitën, brenda në selinë e PD. Ne kemi dakordësi me PD, lidershipin e saj zyrtar, për të vijuar bisedimet, ose përfshirjen e PD në procesin institucional të draftimit të një kodi zgjedhor. Do vijojë dhe një diskutim për të vlerësuar një kërkesë legjitime të aktorëve të rinj të krijuar në vend, siç është opozita parlamentare, për çështjen e sistemit zgjedhor, edhe pse unë them që ne kemi një sistem zgjedhor tejet të ri. Të paktën dy dekada janë të mjaftueshme për të testuar një sistem zgjedhor”, shtoi numri dy i PS.