Kinematografia shqiptare në zi! Humb jetën aktori korçar Zhani Ziçishti!

Këtë të mërkurë ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 85-vjeçare aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti.
Ai ishte një figurë shumë e dashur për mbarëpublikun shqiptar, i cili interpretoi mjeshtërisht mbi 16 role në filmat artistikë, duke iu përkushtuar përgjatë dekadave skenës dhe kinemasë.
Roli i parë që do të hapte “derën” e tij në botën e kinematografisë ishte ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970.
Zhani Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në film, teatër dhe kulturën shqiptare, e veçanërisht për publikun e Korçës, për të cilët u ngjit me mijëra herë në skenë në Teatrin “Andon Zako Çajupi”
Homazhet do të zhillohen ditën e nesërme, 26 Shkurt në hollin e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, nga ora 09:30-10:30.
