Kënga e Ermal Metës në Sanremo “prek” Salvinin: Gjithmonë i kam kundërshtuar emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët

Pjesëmarrja e kantautorit Ermal Meta në festivalin e “Sanremos” ka nxitur deklarata të forta politike, pasi ai konkurron me këngën “Stellina Stellina”, e cila përmban një mesazh të fuqishëm politik.

Kënga u dedikohet fëmijëve palestinezë në Gaza. Gjatë performancës, Meta u shfaq me një këmishë në jakën e së cilës ishte shkruar emri Amal, që do të thotë “shpresë” dhe simbolizon vajzat e Gazës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, i cili u shpreh me anë të një postimi në rrjete sociale:

Mes miliona emigrantëve të integruar, unë nuk e mbështes aspak emigracionin e paligjshëm. Miliona gra dhe burra të lindur në vende të huaja dhe të integruar në mënyrë të përsosur në shoqërinë tonë jetojnë dhe punojnë në Itali. Unë i vlerësoj dhe i mirëpres ata. Gjithmonë i kam kundërshtuar emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët, dhe jam i sigurt se Ermal Meta e ndan këtë ndjenjë. Një përqafim popullit krenar shqiptar. Rroftë Sanremo, gjuha italiane dhe muzika italiane.”

Nga ana tjetër, edhe artisti shqiptar iu përgjigj Salvinit duke përmendur vlerësimin e marrë nga Accademia della Crusca:

Nëse Accademia della Crusca zgjedh ndër më të mirët një tekst të shkruar nga një emigrant, bëni disa pyetje.”

Duke e ditur se Salvini është kundër emigracionit të paligjshëm, Meta ironikisht tha:

Jam i huaj, mos ia tregoni Salvinit, se mos i bie të fikët.”

Disa ditë më parë, në rrjetet e tij sociale, legjenda e muzikës italiane Adriano Celentano e vlerësoi maksimalisht këngën e Ermal Metës në festivalin e Sanremos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT