“Ju shkencëtarë të mëdhenj nëse doni të shani ndonjë nga nëna i thoni…” Replika mes Korreshit dhe Manjës: Mos hiq dorë nga akademia e barinjve Saimir

Ditën e sotme është mbajtur seanca e rradhës plenare, e gjatë kësaj séance nuk kanë munguar ironinë e replikat mes të majtëve dhe të djathtëve. Pak minuta më parë ka marrë fjalën e tij deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili pasi ka sjellë edhe njëherë në vëmendje situatën tek Spitali i Lushnjes ka kritikuar Mazhorancën edhe për reformën në arsim.

“Po reforma në arsim kështu bëjnë Europa, 5 klasë me klasë sicc i kemi ne, hajdeni njëherë në shkollat e fshatrave që nga klasa e parë deri në klasë të pestë i keni e një klasë pse kshu është “uropa”  Me ato fakultete që mbyllën që na të japim 400 mijë lek shko te ky fakultet, do ndani bursën për gjysëm, do merrni nga 40 mijë lekë të vjetra, 4 herë në javë që do vijë ai lushnje tiranë nuk dalin vetëm bileta autobusi ato” është shprehur Korreshi.

Në fund me ironi Korreshi propozoi një “amendament” i cili si duket kishte lidhje me debate të më parshme që ai dhe kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja kanë patur në këtë komision.

“Do ta mbyll me një “emandamnent’ nuk e di zoti Ulsi nëse do ma pranoni duke u marrë dhe duke përfaqësuar sjelljet dhe zakonet sipas standarteve “uropiane” dhe duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit linguistike propozoj që nga hyrja në fuqi e këtij ligji nëse doni të shani njeri nga nëna mund ti thoni “ratione mate rahe” dhe kështu do të dukeni me etikë “uropiane”” u shpreh deputeti demokrat.

Pas tij e mori fjalën për replikë Ulsi Manja i cili i tha: “E paska pas me gjithë mend n ëkomision të ligjeve kur përmendi akademinë e barinjve ky edhe ky e thotë me shaka por unë po them zere rradhën se ralisht ka nevojë për trajnim.Mos hiq dorë nga akademia e barinjve Saimir”

“Ka një ironi therëse në këto që thotë ky përpiqet ta pikturojë Shqipërinë me të zezë dhe ta ccojë në fund të botës,  shqiptarët vazhdojnë përpara dhe vinë nga ne.” shtoi më tej Manja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT