“Janë një lloj Dash Sule me petkun e demokratit”, Berisha sulmon ashpër kundërshtarët në PD: Basha dhe pasardhësi i tij Salianji, të keqpërdorur nga Rama

Kreu i PD-së Sali Berisha ka shpërthyer ashpër ndaj kundërshtarëve të brendshëm në Partinë Demokratike, duke ihedhur akuza se bashkëpunojnë me qeverinë.

Gjatë bashkëbisedimit live me ndjekësit në rrjete sociale, Berisha tha se ai ka bashkuar Partinë Demokratike, por sipas tij kishte edhe një përçarje mes demokratëve.

“Natyrisht, ne kaluam në proces, siç e dini ju, dhe ky proces u zhvillua me një moto: Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Kjo ishte motoja jonë. Unë nuk dua të harxhoj kohën e atyre që na ndjekin, por kjo moto ishte e domosdoshme sepse ajo që ndodhi me ne, sigurisht krijoi një përçarje dhe mendoj se ky proces u finalizua. Mendoj se demokratët u bashkuan. Por përsëri mbi bazën e kontributit që kanë unë nuk ja mohoj asnjeriu”, tha ai.

Kreu i PD-së ka sulmuar ashpër Lulzim Bashën dhe Ervin Salianji, duke i quajtur si të keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk bëhet fjalë këtu për Bashën dhe pasaardhësin e tij Salianji. Për këta nuk mund të bëhet fjalë se, këta janë fatkëqinj. Njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Mund të thuash janë deshër të errësirës. E patë se çfarë bëri Dash Sula. Këta janë një lloj Dash Sule me petkun e demokratit. Nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në, as njëri as tjetri”, deklaroi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT