Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit

Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit dhe Insidor Rexhepi, lirohet nga kjo detyrë.

Ky ndryshim që u miratua këtë të premte, vjen menjëherë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, ku u emëruan disa ministra të rinj dhe zv.kryeministrja.

Ndryshimet në qeveri:

Zv.kryeministër Ikën Belinda Balluku, vjen Albana Koçiu

Ministria e Jashtme Ikën Elisa Spiropali, vjen Ferit Hoxha

Ministri e Drejtësisë Ikën Besfort Lamallari, vjen Toni Gogu

Ministria e Brendshme Ikën Albana Koçiu, vjen Besfort Lamallari

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ikën Toni Gogu, vjen Erjona Ismaili

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës Ikën Belinda Balluku, vjen Enea Karakaçi

Ministër i Mbrojtjes Ikën Pirro Vengu, vjen Ermal Nufi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT