Grupi i famshëm “Metallica” performon me flamurin shqiptar (VIDEO)
Grupi më i famshëm i muzikë Heavy “Metallica” ndodhet në një tur në Itali, ku mbrëmjen e djeshme kanë dhënë koncert në Bologna.
Por ajo që bie në sy është pikërisht videoja e publikuar në “Instastorie” gjatë provave, ku në dhomë është edhe flamuri shqiptar në të cilin shkruhet “Metallica”.
Ndërkohë kujtojmë se edhe vitin e kaluar grupi i njohur u fotografua me flamurin shqiptar gjatë ditëve të turit të tyre në Britani.
Në atë kohë fotoja është kërkuar dhe realizuar nga një djalë shqiptar që jeton prej vitesh në Londër. I njohur në rrjetet sociale si një prej fansave të zjarrtë shqiptar të Metallica./ZgjohuShqiptar.info

