Thaçit i ndërpritet fjalimi, e pyesin për eliminimin e Ahmet Krasniqit (VIDEO)
Ndërkohë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mbante fjalimin e tij në akademinë përkujtimore për heronjtë Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi, dikush ia ndërpreu dedikimet, raporton gazeta “Exspress”.
Kjo ka ndodhur pasi njëri nga pjesëmarrësit në këtë akademi përkujtimore, në momentet kur presidenti Thaçi të mbante fjalën e tij, tentoi të kuptonte se kush ishte personi që vrau heroin Ahmet Krasniqi.
Në videon e publikuar nga Klan Kosova dëgjohet një person duke pyetur Thaçin se kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin./ZgjohuShqiptar.info