Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” nxjerr blof produksionin: Më premtuat finalen

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita, së fundmi ka bërë disa deklarata të forta në rrjetet sociale, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj produksionit.

Përmes një postimi në InstaStory, Benita ka akuzuar publikisht producenten Olsa Muhameti, duke hedhur dyshime për manipulim të rezultateve të votimit.

“Olsa, kam shumë pyetje për ty… Fjala ishte që unë të shkoja në finale. Çfarë ndodhi? Pse nuk shkova, kur i kisha votat dhe gjithçka? Çfarë ndryshoi?”, shkruante Benita, duke lënë të kuptohet se finalja i ishte premtuar.

Ajo ka ngritur gjithashtu dyshime se eliminimi i saj mund të ketë ardhur si pasojë e refuzimit për të ndjekur një skenar të supozuar romantik brenda shtëpisë. “A është kjo arsyeja e vërtetë? Sepse unë nuk desha të jem me Klodin?”, shprehet ajo.

Në reagimin e saj, Benita shprehet se fituesi i këtij edicioni është i parapërcaktuar nga produksioni.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” nxjerr blof produksionin:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT