I caktuan 2 vite burg, Fredi Beleri dërgon në Kushtetuese Gjykatën e Posaçme, ZBULOHET relatori i çështjes

Eurodeputeti Fredi Beleri ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsion e cila caktoi 2 vite dënim me burg për akuzën “korrupsion pasiv në zgjehdje”.

Burime për mediat bëjnë me dije se Beleri ka dërguar në Kushtetuese vendimin e GJKKO dhe Gjykatës së Lartë e cila la në fuqi dënimin e tij.

Relator i kësaj seance thuhet se do të jetë gjyqtari Asim Vokshi, i cili më 25 nëntor të 2025 u betua si anëtari më i ri i Kushtetueses.

Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, 2 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale. E më 5 mars të 2024 u dënua nga GJKKO me 2 vite burg, vendim i konfirmuar dhe në Apelin e Posaçëm. Si bashkëpunëtor i tij u dënua dhe Pandeli Kokaveshi me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT