Eva Dumani u shpëtua e fundit! Mes tyre gra, fëmijë dhe të burgosur, ja sa shqiptarë ndodhen ende në Siri

Pas shpëtimit të Eva Dumanit nga kampi famëkeq i Al Holit, duket se edhe 44 shqiptarë janë ende në Siri, në pritje të shpëtimit nga vendi ynë.

Bëhet me dije se deri më tani janë riatdhesuar 39 gra e fëmijë, të cilët kanë ndjekur familjarët e tyre në shtetin aziatik.

Sipas asaj që raporton Top Channel, në Siri për momentin ndodhen, 7 gra dhe 17 fëmijë, të cilët jetojnë në kampe, 10 burra xhihadistë në burg, ndërsa 10 të tjerë gjenden në këtë territor.

Sa i përket viktimave, 30 burra shqiptarë kanë vdekur përgjatë luftimeve, teksa ishin ushtarë të shtetit islamik (ISIS).

Po ashtu 8 gra dhe 7 fëmijë janë vrarë në Siri përgjatë kësaj kohe.

Gjithashtu bëhet me dije se 9 gra shqiptare të akuzuara për pjesëmarrje në organizatë terroriste, janë dënuar nga Gjykatat e vendit tonë pas riatdhesimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT