“Gjermania, e bindur për hapjen e negociatave me Shqipërinë”
“Gjermania është e bindur që tashmë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen“, është kjo deklaratë e bërë nga raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në një intervistë për AbcNeës.Fleckenstein shprehet se vendimi i Këshillit të ministrave të BE mund të përmbajë kushte por e rëndësishme është që, vendimi të mos të kthehet sërish në Këshillin e ministrave pas raportimit të mëtejshëm të Komisionit Europian.Fleckenstein shprehet se Shqipëria ka ende probleme, ku më të theksuara cilëson ato me krimin e organizuar dhe korrupsionin.Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë: “Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur. Kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar. Ne e dimë që ka probleme. Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka. Pra, ka kaq shumë punë përpara. Duhet të përqendrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera. Së pari, për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur. Por parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur dhe ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Europian dhe Komisionit Europian”./ZgjohuShqiptar.info