Ermal Nufi nga sot Ministër, Arben Kingji në krye të FA, Ushtria dhe Mbrojtja e Shqipërisë në duart e dy kuksianëve

Avokati Ermal Nufi është zgjedhur sot nga kryeministri Edi Rama për të qenë Ministër i ri i Mbrojtjes së Shqipërisë, duke zëvendësuar në këtë post pas 19 muajsh ministrin Pirro Vengu. Ai është me origjinë nga Kukësi dhe djali i mjekut të mirënjohur në veri, Nark Nufi.

Deri më sot, ai mbante pozicionin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, duke ndihmuar e zëvendësuar Engjëll Agaçin, i cili gjithashtu pak ditë më parë u raportua papritur se ishte tërhequr nga detyra si Sekretar i Këshillit të Ministrave, pas 12 vitesh.

Ermal Nufi nga sot Ministër, Arben Kingji në krye të FA, Ushtria

Ermal Nufi, minister i ri i Mbrojtjes

Gjithashtu, prej vitit 2021, Ermal Nufi ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, pranë Belinda Ballukut, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare.

Tani, bashkë me Gjenerallejtënant Arben Kingji, ata janë dy kuksianë që kanë në dorë Ushtrinë dhe Mbrojtjen e Shqipërisë.

Arben Kingji është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (Ushtria Shqiptare) dhe ka lindur në Kukës më 22 dhjetor 1970. Katër vite më parë, në gusht 2022, ka marrë gradën madhore “gjeneralmajor” dhe me dekret të Presidentit të RSH është emëruar Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RSH.

Ermal Nufi nga sot Ministër, Arben Kingji në krye të FA, Ushtria

Gjenerallejtënant Arben Kingji

Në qershor 2023, është promovuar në gradën madhore “gjenerallejtënant”, grada më e lartë në Forcat tona të Armatosura dhe në gusht 2025, Arben Kingji është rikonfirmuar për një mandat të dytë trevjeçar si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RSH.

Me emërimin e sotëm, kryeministri Edi Rama “u mbyll gojën” edhe kritikëve që e akuzonin prej vitesh se në asnjë mandat të kabinetit socialist nuk kishte emëruar ministër nga veriu, duke diskriminuar të gjithë rajonin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT