Ekstradimi i të “fortit” të Niklës nga Dubai, Artan Hoxha: Nëse Durim Bami kthehet në të “penduarin” e drejtësisë, do të dalin më shumë të dhëna sesa nga Sky ECC

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se nëse Durim Bami, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Dubai,  do të kthehet në të “penduarin” e drejtësisë, atëherë do të sigurohen shumë më shumë se ç’është mësuar deri tani nga bisedat në Sky ECC.

Gazetari ka deklaruar se Bami akuzohet për ngjarje të rënda që kanë ndodhur gjatë viteve 2019-2021.

Sa i përket kërkesës të së “fortit” të Niklës, për tu larguar nga burgu 313 në Tiranë, Hoxha tha se në çdo burg ta çosh Bamin, do të dalë një njeri që ka probleme me të.

Artan Hoxha: Bami është ekspozuar në shumë ngjarje të rënda. Është akuzuar për ngjarjen e Kasharit për atentatin nga Emiljano Shullazit dhe shumë histori të tjera. Është një njeri që i kanë bërë disa herë atentat, por emri i tij shfaqet gjithashtu në shumë raste. Vjen nga Nikla, nga ku vijnë njerëzit që kanë bërë dëm në Tiranë.

Nuk hetohet për ngjarjet para 2019 apo pas 2021. Është për ngjarje të konstatuara nga rrjeti SKY ECC. Gjithë ky Durim i madh ta çosh në burg për hashash, bëhet e pabesueshme. Po të shohësh intrigat e bëra ndaj Bamit, është përfshirje e të gjitha grupeve më të rëndësishme kriminale në vend.

Sot diskutohet ku do ta çojnë Durimin dhe a do ta mbajnë dot të sigurt.

Bami ka bashkëpunuar një herë me drejtësinë në rastin Doshi-Meta, ai di shumë gjëra. Është një minierë dhe arkivë për ngjarjet që kanë ndodhur. Nëse do të çkodohet do të ketë më shumë informacione se çfarë kanë dalë nga SkyECC. Që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është e vështirë, pasi ai bën llogari, ka familjarë dhe njerëz jashtë.

Në çdo burg ta çosh do të dalë një njeri që ka probleme me të. Në momentin që është sjellë dhe është çuar në bllokun e sigurisë dhe më pas tek 313, që njihet si më i sigurti, ku ndodhet dhe Meta, ndodhet Emiljano Shullazi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT