Edi Rama ulet me drejtuesit e Këshillit Atlantik në Uashington, mes personave në tryezë, shefja e SHISH Vlora Hyseni dhe ish ambasadori në Serbi Christopher Hill

I vendosur mes Frederick Kempe (president dhe drejtor ekzekutiv i Keshillit Atlantik një think-tank për politikën e jashtme me qendër në Uashington) dhe Jorn Fleck, zv.drejtor i qendrës europiane në të njëjtën organizatë, me objektiv kryesor përpjekjet e BE edhe në Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka folur gjerë e gjatë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Kempe është gazetar ndërsa gjermani Fleck është ekspert për politikat transatlantike dhe çështjet europiane.

Të dy, si drejtues të Atlantic Council, e kanë kthyer atë në një nga institutet më me ndikim në Uashington për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Edi Rama ulet me drejtuesit e Këshillit Atlantik në Uashington, mes

Pamje nga takimi

Bie në sy, nga fotot që publikon Edi Rama se përveç ministrit Ervin Demo dhe ambasadorit Bushati, edhe Vlora Hyseni, shefja e SHISH në Shqipëri, është prezent në takim.

Që takimi është i rëndësishëm dhe do të flitet edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dhe çështjen e katër shtetarëve kosovarë në Hagë, bëhet e dukshme nga prezenca në tavolinë e ish-ambasadorit amerikan në Beograd, (deri në janar 2025) Christopher R. Hill.

“Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”, shkruan Rama në rrjetet e veta sociale, duke publikuar edhe fotografitë përkatëse të takimit.

Edi Rama ulet me drejtuesit e Këshillit Atlantik në Uashington, mes

Buashti-Demo-Vlora Hyseni

Back to top button
LAJMET E FUNDIT