“Edi Rama pjesë e takimit të iniciuar nga Donald Trump”, mediat e huaja jehonë ftesës së kryeministrit të Shqipërisë për te “Bordi i Paqes”

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë vizitës së kryeministrit Rama në Washingon, ku do t’i bashkohet mbledhjes së Bordit të Paqes, e cila është iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Pasi bëri xhiron e rrjetit, lajmi është konfirmuar dhe nga vetë kryeministri në podcastin e tij “Flasim”, e jo vetëm.
Ditën e sotme, media proothema.gr ka shkruar mbi pjesëmarrjen e kryeministrit Rama në këtë mbledhje me rëndësi botërore.
“Edi Rama do të marrë pjesë në mbledhjen inauguruese të ‘Bordit të Paqes’ të Donald Trump” shkruhet në titullin e artikullit të publikuar nga media e huaj.
Ndërsa më tej raportimi nga protothema.gr vijon duke sqaruar takimin që do të realizohet më 19 shkurt.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i planifikuar për 19 shkurt”, shkruan gazeta Protothema.
Mediat greke raportojnë gjithashtu se në takimin e Uashingtonit do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Rumanisë si vëzhgues. Ato i referohen një postimi në rrjetin social X, ku Nicușor Dan njofton pjesëmarrjen në takimin e parë të Bordit të Paqes.