Burg kush thyen karantinën, Arjan Vasjari: Janë nene normale, nëse je me virus dhe e shpërndan me dashje është vrasje

Profesori dhe analisti Arjan Vasjari thotë se ashpërsimi i Kodit Penal për dënimin me gjobë e deri në burgim për personat që janë me koronavirus dhe e shpërndajnë atë, është noraml.
Në emisionin Real Story, Vasjari ka thënë se këto nene bëhen për të rritur sigurinë e shoqërisë. Ai tregoi një rast kur në Teksas, SHBA një person u dënua me 36 vite burg sepse sepse infektoi se AIDS persona të tjerë.
“Çfarë janë këto dy përforcime? Këta janë përpjekje për të rritur sigurinë e shoqërisë. Neni 89/b e përhapjes të sëmundjes infektive thotë se përhapja me dashje e koronavirusit kur është diagnostikuar dikush dhe e shpërndan në mënyrë të ndërgjegjshme, dënohet me vite burg.
Shkoi në parlament, u reflektua kur u pa se mund të dënohesh deri 15 vjet burg, dhe ata panë se nuk ishte normale. Unë them nuk janë dënime të ashpra. Në Itali ka pasur një rast, ku një individ i infektuar pështyu mjekun. Nëse e bën me dashje, kjo është vrasje. Në Teksas dikush u dënua 36 vjet pse infektoi me AIDS të tjerë. Këto nene janë normale”, u shpreh Profesori dhe analisti Arjan Vasjari.