Edi Rama krenohet me gjimnazin e rikonstruktuar të Beratit, por studentët shfaqen të gjithë me xhupa të trashë në sallën e leximit (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me krenari pamje nga gjimnazi i ri Beratit, “Babë Dudë Karbunara”, një institucion publik arsimor që u hap vitin e kaluar dhe shërben si shkollë qendër komunitare.

“Në bibliotekë, përmes Klubit të Leximit, fëmijët ushqejnë dashurinë për librin dhe fjalën e shkruar;  në laboratorin e Teknologjisë së Informacionit, Klubi i Inteligjencës Artificiale nxit kureshtjen dhe mendimin inovativ; ndërsa në palestrën e shkollës, Klubi i Sportit forcon disiplinën dhe frymën e ekipit.

Me standarde bashkëkohore kjo shkollë qendër komunitare është një model i hapur dhe mikpritës, ku nxënësit gjejnë mbështetje, mundësi dhe hapësirë për të zhvilluar talentet e tyre edhe pas mësimit”, shkruan Edi Rama dhe ndan foto të studentëve.

Mirëpo, ajo që bie në sy në këto pamje që tregon kryeministri, është fakti se studentët janë të gjithë të veshur me xhupa të trashë ndërkohë që qëndrojnë në sallën e leximit.

Një institucion publik arsimor që është inauguruar vetëm një vit e gjysmë më parë, por studentët detyrohet të qëndrojnë me xhupa të veshur e të mbërthyer deri në grykë, duke nënkuptuar shumë për “standardet europiane” të gjimnazit.

Edi Rama krenohet me gjimnazin e rikonstruktuar të Beratit, por

Back to top button
LAJMET E FUNDIT