E trishtë! Iu nënshtrua transplantit të zemrës, Domeniko nuk ia doli dot, ndahet nga jeta 2-vjeçari, mes lotësh mamaja rrëfen hapin e ri: Do hapim fondacion me emrin e tij

Një ngjarje tragjike ka tronditur Italinë ku 2-vjeçari Domeniko i cili para pak kohësh iu nënshtrua një transplanti të zemrës më 23 dhjetor, është ndarë nga jeta.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga avokati i familjes përmes një deklarate nga Spitali Colli.

Vogëlushi është ndarë nga jeta menjëherë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore së vogëlushit.

“Ai vdiq pas një përkeqësimi të papritur dhe të pakthyeshëm të gjendjes së tij klinike. Menaxhimi Strategjik, së bashku me të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe profesionistët e tjerë, shpreh ngushëllimet e tij më të thella dhe i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes në këtë moment pikëllimi të madh” tha avokati.

Mes lotësh, mamaja e Domenicos, Patrizia Mercolini u shpreh se djali i saj ka mbaruar, ai është ndarë nga jeta.

“Më telefonuan mbrëmë, rreth orës 4:00, duke më thënë se situata po përkeqësohej, sepse ECMO po fillonte të ngadalësohej . Qëndrova deri në fund, derisa aparati duhej të fikej” u shpreh mamaja e vogëlushit.

Pas transplantit i cili dështoi dy muaj më parë, fëmija në fakt kishte mbijetuar falë ECMO-s, aparatit për frymëmarrje dhe qarkullim ekstrakorporal.

Mamaja e vogëlushit zbuloi se me rastin e kësaj tragjedie ajo ka zgjehdur që të formojë një fondacion në emër të Domenikos.

“Së bashku me avokatin tim, së shpejti do të njoftojmë një fondacion që dua të krijoj në emër të Domenikos. Dua të lë një gjurmë tek djali im dhe ky fondacion do të bëjë pikërisht këtë. Do të luftoj për ta mbajtur gjallë kujtimin e tij” shtoi mes lotësh mamaja e vogëlushit.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

“E gjithë Italia po vajton humbjen e Domenikos së vogël, një luftëtar që nuk do të harrohet kurrë. Nënës së tij Patrizia, babait të tij Antonio dhe të gjithë të dashurve të tij, në emër tim dhe të Qeverisë, u shpreh përqafimet e mia më të sinqerta dhe ngushëllimet më të thella. Jam e sigurt se autoritetet kompetente do të hedhin dritë të plotë mbi këtë ngjarje të tmerrshme”, shkroi Meloni në rrjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT