E qëlloi për vdekje dhe u zhduk me “Range Rover”, identifikohet AUTORI që i mori jetën Kevin Muharremit në Itali, dyshohet për “miqësi” mes tyre prej kohësh

Është identifikuar autori që i mori jetën shqiptarit 25-vjeçar Kevin Muharremit në Itali.
Autori i cili është mësuar prej orësh që është një shtetas shqitar me origjinë nga Shqipëria, mësohet se është 20-vjeçari Renato Xyke, i cili banonte në Santa Maria a Monte.
Arratisja e Xyke zgjati vetëmm disa orë pasi ai ëSHtë vënë në pranga pak orë pas krimit në autostradën A1, në segmentin e Arezzo, disa qindra kilometra nga vendngjarja.
Krimi mendohet se është shkaktuar nga një sherr që kishte pasur i riu në bar. Ndërsa gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që personi që qëlloi dhe 25-vjeçari njiheshin me njëri-tjetrin.
I dyshuari, i njohur më parë për forcat e rendit, pas ngjarjes u arratis i vetëm me një Range Rover Evoque gri të errët. Ai më pas u ndalua nga policia rrugore në autostradën A1, në segmentin e Arezzo.
Ndërkohë po kryehen verifikime për të parë nëse ka pasur ndjekje mes dy automjeteve.