Foto e rrallë e Tiranës së viteve ’20 e ngjyrosur me IA: Kështu e pa Edit Durhami kur e quajti “parajsë për artistë”

Arkitekti Artan Shkreli sjell një foto të vjetër të Tiranës në fillim të viteve ’20. Fotografia e ngjyrosur me program të Inteligjencës Artificiale shfaq një peizazh krejt tjetër nga i sotmi.

“Fotografi origjinale e kohës, në bardh-e-zi, ngjyrosur me IA.
Vetëm në këtë mënyre mund të kuptohet pohimi i Edith Durham për Tiranën” – shkruan Shkreli.

Përshkrimi i Durham:

“…gjithë shtëpitë kishin kopshte të mëdha plot me qershi, fiq, ftonj, kumbulla dhe arra, dhe shumica kishin edhe vija uji. Qyteti ishte jashtëzakonisht i pastër dhe shumë piktoresk.

Xhamitë ishin tej mase të bukura, ngjyra-ngjyra dhe të pikturuara me peisazhe të mrekullueshme. Tirana ishte parajsë për artistin dhe më erdhi shumë keq që s’rrija dot më shumë se tri ditë”.

Foto origjinale
Foto e ngjyrosur me IA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT