“Do të përballen me pasoja serioze”, Berisha kërcënon hapur efektivët civilë të Policisë: Do marrin përgjigje si “banditët”

Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa vizitoi të dëmtuarit e incidenteve që u regjistruan në protestën e opozitës, ka kërcënuar efektivët civilë të Policisë së Shtetit.

Berisha tha se PD do t’i identifikojnë efektivët civilë dhe se ata do të përballen me pasoja shumë serioze. Kreydemokrati tha se ato do të konsiderohen si bandidë dhe do ta marrin përgjigjen si banditë.

Ata janë rrugeçër, që në do t’i identifikojnë, dhe i garantoj që do të përballen me pasoja shumë serioze. Sepse disa prej tyre, i kemi identifikuar, kanë ardhur edhe rrotull selisë, po këta kanë qëndruar pas, për të ndjekur protestuesit, dhe jo vetëm, por edhe qytetarët që kalonin në rrugë. Ne do t’i identifikojmë, këta nuk do të konsiderohen si forca rendi, por do konsiderohen si banditë dhe do të marrin përgjigje si banditë kudo që të jenë”, tha Berisha.

Ndërsa sa i përket të dëmtuarve, kreu i PD-së tha se dy të rinj kanë pësuar lëndime serioze.

Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta. Është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze. Mjekët po bëjnë përpjekjet dhe po e kontrollojnë. Do ti bëjnë skaner, për të parë shkallën e dëmtimit, nëse është vetëm në inde të buta apo dhe kocka. Por sidoqoftë është me kontuzion trunor”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT