Përfaqësuesja e KiE: Ligji për median shqetësues, jashtë standardeve

E pranishme në konferencën me temë “Liri pa urrejtje”, kryetarja e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Juta Gecko, foli për ligjin e medias, të miratuar nga qeveria.

Sipas saj, instrumentet e prezantuara në këtë paketë, ngrenë shqetësime për përshtatshmërinë e tyre e standardet dhe praktikat e KiE-s dhe të Bashkimit Europian, e në këtë pikë këshilli është i gatshëm të ofrojë opinion ligjor.

“Këshilli i Evropës ka ndjekur me vëmendje zhvillimet mbi këtë ligj për mediat, paketën anti-shpifje. Përtej racionalitetit për këtë iniciativë, instrumentet e prezantuara në këtë paketë ngrenë shqetësime për përshtatshmërinë e tyre me standardet e KiE dhe të BE.

Këto shqetësime janë prezantuar dhe në Komisionin e Medias në Kuvend dhe ne ende nuk kemi pasur mundësinë që të analizojmë me detaje kontekstin e këtij drafti. Por theksoj se ne jemi gati të bashkëpunojmë për të ofruar një opinion ligjor mbi këtë çështje”, u shpreh Gecko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT