Maqedonasit nuk fituan asnjë mandat deputeti në Shqipëri
Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, partia minore që
përfaqësonte komunitetin maqedonas në zgjedhjet e 23 qershorit në
Shqipëri nuk ka arritur që të fitojë asnjë mandat deputeti.
Kjo parti që ishte pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike nuk ka
arritur që të sigurojë 3.500 vota për një mandat deputeti në Qarkun e
Korçës, njoftuan nga kjo parti që drejtohet nga Edmond Themelko, kryetar
aktual i komunës Pustec.
“Nuk arritën që të fitojmë mandat deputeti, që do të ishte një
sukses historik për ne maqedonasit”, deklaroi Themelko. Kandidati i AMIE
ishte dr.Valentina Nestori – lektore universitare në Universitetin e
Tiranës, ndërsa kjo parti kishte listat e saj me kandidatë në të gjitha
12 qarqet.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.