Nga nesër, policia e ushtria në terren për shkelësit e vetë- karantinimit

Një nga urdhrat kryesor për të gjithë personat të cilët vijnë nga Italia është vetë-karantinimi i detyrueshëm, si masë mbrojtëse kundër përhapjes koronavisuit.
Për të mos e lënë të gjithë këtë proces në dorën e vetëqytetarët, të cilët duken se nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për rrezikun që u kanosen, sipas Report Tv do të zbresë në terren Policia e Shtetit dhe ushtria.
Nga nesër do të bëjnë postoblloqe në qytete dhe lagje ku jetojnë personat të cilët kanë ardhur nga Italia, nëse po zbatojnë urdhrin e dhënë apo jo.