Përmetari i mirë dhe ish-deputeti i Parlamentit të parë pluralist, ndahet nga jeta Arqile Naqellari

Ish-deputeti i Parlamentit te parë pluralist të Shqipërisë, Arqile Naqellari është ndarë nga jeta këtë të enjte. Lajmin e trishtë e konfirmojnë miqtë e familjes dhe komunitetit përmetar, të cilët kanë shprehur ngushëllimi në rrjetet sociale.

Arqile Naqellari ka qenë gjithashtu drejtues i ndërmarrjeve të suksesshme publike në Përmet, menaxher dhe një profesionist i shkëlqyer në fushën e bujqësisë.

Komuniteti përmetar i shpreh ngushëllime bashkëshortes Tefta, për ndarjen nga jeta të udhëtarit të saj të jetës, si dhe dy fëmijëve të tyre, Imeldës dhe Julianit. Ata që e kanë njohur, e cilësojnë si një kuadër të rrallë të Përmetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT