Flamurët kuq e zi “pushtojnë” rrugët e New York-ut, pak ditë para Ditës së Pavarësisë (VIDEO)

Shqipëria do të festojë në 28 nëntor 107-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Teksa jemi në prag të kësaj feste kombëtare, një emigrant shqiptar që jeton në New York të SHBA-së, ka dërguar një video, ku shihet se edhe atje nuk mungon ‘atmosfera kuq e zi’.

Videoja e dërguar nga shqiptari është bërë në një rrugë në ishullin Staten Island në New York ditën e sotme, ndërsa vihet re prania e flamujve kuq e zi, që kanë stolisur rrugën.

Për çdo flamur shqiptar, ka edhe një flamur amerikan pak metra më tutje.

Ende nuk dihet se kush e ka mundësuar vendosjen e flamurëve shqiptarë në shtyllat e kësaj rruge në New York, por atmosfera ngjan vërtetë bukur.

Kujtojmë këtu që në SHBA jeton një numër emigrantësh shqiptarë, që përllogaritet në mbi 200 mijë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT