Anija Butrinti shpëton nga mbytja gomonen me 41 emigrantë


Një gomone me 41 emigrantë, e cila rrezikonte të mbytej në detin Egje, është shpëtuar nga anija Butrinti. Emigrantët ishin nisur në mënyrë klandestine nga Turqia për në ishullin Kios në Greqi.

Ministria e Mbrojtjes njofton se anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex.

Në gomone ishin 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë. Anija Butrinti patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT